“Neuer të mos flasë për Donnarumma-n, harroi kur dëmtoi Higuainin në vitin 2014”

Vazhdon ende të prodhojë debate dhe polemika, situata e ndodhur në përballjen mes PSG-së dhe Bayern Munich për Kupën e Botës për Klube, ku në dyluftim e sipër për topin, pati një përplasje të ashpër mes portierit Donnarruma dhe Jamal Musiala, ku sulmuesi bavarez u dëmtua rëndë dhe do të mungojë për shumë kohë.

Për ta bërë akoma më dramatike situatën mendoi Manuel Neuer, i cili i doli në mbrojtje shokut të tij të skuadrës dhe akuzoi Donnarrumën se doli në mënyrë të rrezikshme.

Por, në mbrojtje të portierit italian, ka dalë agjenti i lojtarit, Vincenzo Raiola, i cili i kujton Neuer-it dëmtimin  e rëndë që i shkaktoi Higuain-it vite më parë. “Donnarumma preku i pari topin dhe nuk kishte aspak qëllim të dëmtonte Musiala-n. E kuptoj Neuer që do të mbrojë shokun e skuadrës, por në vitin 2014 ishte ai që dëmtoi Higuain. Këto janë gjëra që ndodhin”, tha Raiola.

The post “Neuer të mos flasë për Donnarumma-n, harroi kur dëmtoi Higuainin në vitin 2014” appeared first on Telesport.