Neuer me gafën e vitit, Arsenal ul me këmbë në tokë Bayernin. Liverpool për turp, spektakël në Paris (video)

Arsenal i ka shkaktuar Bayern Munich humbjen e parë për këtë sezon. Londinezët fituan 3-1 në “Emirates” në supersfidën e kesaj jave në Champions League. “Topçinjtë” kanë kaluar në avantazh në minutën e 22-të me Jurriën Timber, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Bukayo Saka nga këndi. Bavarezët barazuan shifrat me yllin e tyre të ri, Lennart Karl, pas asistit fantastik të Serge Gnabry. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Goli i avantazhit për vendasit erdhi në minutën e 69-të, Calafiori kroson në zonë, Noni Madueke mposht Manuel Neuer. Në minutën e 77-të, pas një kundërsulmi model dhe gafës së madhe të Manuel Neuer, Gabriel Martinelli shënoi golin e tretë për Arsenalin.

Surpriza e madhe e mbrëmjes vjen nga “Anfield”, aty ku Liverpool është mundur 1-4 nga PSV. Holandezët gjetën golin që në minutën e 5-të, Ivan Perisic u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Virgil van Dijk. Dominik Szoboszlai barazoi shifrat në minutën e 15-të. Befasia e vërtetë ndodhi në pjesën e dytë, ku PSV shënoi edhe tre herë të tjera me Guus Til 56′, Couhaib Driouech 73′, 90′.

Një ndeshje spektakolare ka qenë edhe ajo në “Parc des Princes”, ku PSG fitoi 4-3 ndaj Tottenham. Për londinezët shënoi Richarlison në minutën e 35-të. Braziliani shënoi me kokë, pas asistit që mori po me kokë nga Kolo Muani. Për francezët barazoi Vitinha në fund të pjesës së parë, me një super gol.

Edhe pjesa e dytë nisi vrullshëm. Kolo Muani shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës për Tottenham në minutën e 50-të, Vitinha barazoi shifrat 2-2 me një tjetër gol të bukur në minutën e 52-të. 7 minuta më vonë, Fabian Ruiz shënon dhe kalon në avantazh 3-2 PSG-në.

Në minutën e 64-të, Willian Pacho shënoi golin e katërt për francezët pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Në minutën e 72-të, Kolo Muani përfiton nga një gafë e mbrojtjes vendase dhe shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Tottenham. Vitinha kompleton “hat-trickun” e tij nga penalltia në minutën e 77-të.

SHIKOGOLAT

The post Neuer me gafën e vitit, Arsenal ul me këmbë në tokë Bayernin. Liverpool për turp, spektakël në Paris (video) appeared first on Telesport.