Manuel Neuer festoi dje ditëlindjen e 40-të. Aktualisht porieri gjerman është i dëmtuar, ndërkohë që kontrata e tij me Bayern skadon në qershor të këtij viti.
Me shumë mundësi, Neuer do ta mbyllë me bavarezët por ndoshta edhe me futbollin, në fund të këtij sezoni, duke parë dëmtimet e vazhdueshme. Për të mos mbetur me vetëm një portier që është i riu Jonas Urbig, 22-vjeç, Bayern po shqyrton të bëjë edhe një përforcim për portën.
Sipas “Bayern Insider”, emri i parë në listën e drejtuesve bavarezë për të forcuar portën është ai i Oliver Baumann, portieri 35 vjeçar i Hoffenheim. Pavarësisht moshës, Baumann ka treguar këtë sezon nivel të lartë dhe jo më kot do të jetë portieri titullar i Gjermanisë në Botëror.
Megjithatë, në rast kualifikimi të Hoffenheim në Champions League, Baumann i cili mban edhe shiritin e kapitenit, mund të vendosë të qëndrojë deri në fund të kontratës te klubi aktual, e cila skadon në qersho të vitit 2028.
The post Neuer drejt tërheqjes, Bayern zgjedh një 35-vjeçar për portën appeared first on Telesport.









