Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur i tronditur nga vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite, tha zyra e tij në një postim në X.
Në deklaratë thuhej se ai kishte folur me ambasadorin izraelit Yechiel Leiter dhe prokuroren e përgjithshme të SHBA-së, Pam Bondi, raporton The Guardian.
Netanyahu ka thënë se të shtënat kanë ardhur pas “nxitjes së egër kundër shtetit të Izraelit”.
Në deklaratë shtohej: Po dëshmojmë çmimin e tmerrshëm të antisemitizmit dhe nxitjes së egër kundër Shtetit të Izraelit. Shpifjet e përgjakshme kundër Izraelit po rriten me gjak dhe duhet të luftohen deri në fund.
Ai tha se siguria në ambasadat anembanë botës dhe për përfaqësuesit izraelitë do të rritet. /Reporteri.net/