Ushtria izraelite ka kryer një sulm në Doha, e për këtë është deklaruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Zyra e tij ka njoftuar përmes një kumtesë, se Izraeli ka kryer një sulm në Doha, transmeton Telegrafi.
“Veprimet e sotme ishin kundër kryeterroristëve të Hamasit dhe ishte një operacion pavarur izraelit”, u tha ndër tjera.
“Izraeli e nisi, e kreu dhe Izraeli e merr përgjegjësinë e plotë”, theksoi zyra e kryeministrit izraelit.
Ky veprim vjen pas shumë raportimeve të mediave izraelite, që sugjerojnë se Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rol në këtë operacion.
Channel 12 ka cituar një zyrtar izraelit, i cili ka deklaruar se Donald Trump ka dhënë dritën e gjelbër për këtë sulm.