Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyhu ka deklaruar se është “i vendosur” të sigurojë kthimin e pengjeve të vdekura që ndodhen ende brenda Gazës dhe se vendi do të vazhdojë të luftojë terrorizmin me “forcë të plotë”.
Netanyahu i bëri komentet disa orë pasi Hamasi ktheu trupat e dy pengjeve të tjera, por tha se nuk ishte në gjendje të kishte qasje te 19 të mbeturit, shkruan BBC.
Ka pasur tension në Izrael që Hamasi ende nuk i ka kthyer të gjitha trupat në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit të javës së kaluar në Gaza, megjithëse ShBA ka minimizuar sugjerimin se kjo përbën një shkelje.
Izraeli i është përgjigjur vonesës duke kërcënuar të kufizojë sasinë e ndihmës që rrjedh në Gaza.