Nesta flet për paratë që dorovisnin me zarfe te Milani: Vetë kapiteni Maldini e udhëhiqte si proces…

Alessandro Nesta ka rrëfyer në podcastin ‘BSMT’ sesi te Milani, fitoret dhe shpërblimet ishin pjesë e kulturës së klubit. Ai mbërriti te “Djalli” më 2002, pas suksesit me Lazion, dhe gjatë një dekade fitoi 2 tituj kampioni, 2 Champions League, 1 Botëror për Klube, plus 6 trofe të tjerë. Nesta tregon se edhe stafi i Milanit, nga kopshtarët te kamarierët, ishte i përfshirë në “mentalitetin fitues” të klubit.

Nëse skuadra nuk fitonte, ata ndjeheshin keq, sepse shpërblimet vjetore vareshin nga sukseset: “Edhe pas barazimeve, kopshtarët nuk na flisnin me gojë, sepse iu ikte shpërblim për fitoren”. Gjithashtu, lojtarët e shpërblenin personelin e klubit nga xhepi i tyre: “Kur fitonim Champions League, klubi jepte dyfishin e pagës. Ne lojtarët i shpërblenim me zarfe (para) kamarierët, kuzhinierët…, gjithmonë e kemi bërë këtë”.

Shpërndarja e parave udhëhiqej nga kapiteni Paolo Maldini, duke caktuar kontributin e secilit: “Arrinim nga Londra në 4 të mëngjesit dhe kamarierët na përgatisnin ushqimin me buzëqeshje… Në Milanello kontribuonim të gjithë, sepse fitoret reflektonin ekonomikisht edhe te stafi mbështetës”. Kjo praktikë tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe motivimit të të gjithë komponentëve për të krijuar një skuadër dominante.

The post Nesta flet për paratë që dorovisnin me zarfe te Milani: Vetë kapiteni Maldini e udhëhiqte si proces… appeared first on Telesport.