Nesër tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët do të tentojnë për herë të 36-të, nesër në orën 11:00 të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Në vazhdimet e deritashme të seancës konstituive nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë, i cili do të mundësonte votimin për kryetar të Kuvendit.

Tentimi për konstituimin e Kuvendit ka dështuar të shtunën, duke e zgjatur më tej ngërçin institucional në vend.

Si përherë, edhe të shtunën kryesuesi Avni Dehari ftoi subjektet politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, përkatësisht PDK-në, LDK-në, Listën serbe dhe AAK-NISMA-n, që ta bëjnë këtë. Por, nuk pati propozime për anëtarë të këtij komisioni.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 51 deputetë, një votoi kundër ndërsa abstenime nuk pati.

Ndërkohë çdo përfundim të vazhdimit të seancës përfaqësuesit e partive politike po hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për bllokim institucional.

The post Nesër tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Kosovapost.net.