Nesër takimi për heqjen e taksës

Të martën, me ftesë të kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli pritet të takohen kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett për të diskutuar rreth kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe. Përfaqësues të PDK-së thonë se presin që në këtë takim të arrihet pajtimi, i cili siguron se raportet me SHBA-në nuk prishen.

Kryeparlamentari Kadri Veseli nesër do të jetë nikoqir i takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë Philip Kosnett për të diskutuar rreth kërkesës së SHBA-së për heqjen e taksës ndaj produkteve nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Derisa në zyrën e kryeministrit nuk kanë pranuar të flasin për këtë takim, duke thënë se nikoqiri i takimit duhet të deklarohet, zyrtarë të lartë të partisë së Kadri Veselit (PDK-së) thonë se presin që ky takim të përfundojë me një marrëveshje, e cila garanton se raportet me SHBA-në nuk do të dëmtohen.

Në anën tjetër deputetët opozitarë thonë se taksa ndaj Serbisë duhet të mbetet në fuqi, por theksojnë nevojën që Qeveria ta argumentojë një gjë të tillë para Bashkësisë Ndërkombëtare. Megjithatë sipas opozitarëve është e pritshme që qëndrimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për taksën 100% të ndryshojë, ashtu siç thonë se ka ndryshuar qëndrimi i tij për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.