Nesër seanca konstituive, këto janë katër pikat e rendit të ditës

Nesër me fillim nga ora 10:00, pritet të nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e legjislaturës së nëntë.

Me këtë rast, shënohet edhe hapi i parë drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura me 9 shkurt.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca do t’i ketë katër pika të rendit të ditës:

1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve;

2. Betimi i deputetëve;

3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit;

4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Seanca pritet të jetë vendimtare për përcaktimin e strukturave udhëheqëse të kuvendit, përfshirë pozitën e kryetarit, që tashmë ka zgjuar interes të madh politik dhe publik.

Mbetet të shihet nëse nesër do të përfundojë konstituimi i Kuvendit.