Nesër rifillon mësimi në të gjitha shkollat e Kryeqytetit

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se nga nesër nxënësit e kësaj Komune do të kthehen në bankat shkolle.

Kjo ka ardhur sipas njoftimit të kryeqytetit, pas ndërhyrjeve dhe menaxhimit të suksesshëm të situatës pas reshjeve të shumta.

“Pas ndërhyrjeve dhe menaxhimit të suksesshëm të situatës pas reshjeve të shumta, njoftojmë se nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kryeqytetit. Falë angazhimit të ekipeve në terren dhe masave të marra, është siguruar ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor. Urojmë nxënësve një rikthim të mbarë në shkollë”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: