Nesër pritet që të emërohet trajneri i ri i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll

Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll nesër pritet që të bëhet me trajner të ri. Trajneri i ri pritet të jetë Bernard Challandes. Ky njoftim është bërë në faqën e saj në “Facebook”, ku Federata e Futbollit të Kosovës do të mbajë një konferencë për media dhe do të emërohet trajneri i ri.

 

“Nesër (e premte), nga ora 13:00, FFK-ja do të mbajë një konferencë për media në ambientet e Federatës!

Aty do të emërohet trajneri i ri, i cili pritet të jetë Bernard Challandes.

Bernard Challandes ishte trajner i Armenisë, pastaj ka drejtuar skuadrat e njohura zvicerane Zurich, Young Boys, Sion, Thun etj.