Mendimi për motin – 23.10.2025
Reshje shiu kalojnë gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit të ditës së premtë, nga perëndimi në lindje të vendit. Temperaturat minimale zbresin në 11C e 13C. Të reshurat pritet të pushojnë orëve të para të ditës, e më pas do të mbretëroj mot kryesisht me diell, por me erë më të theksuar që frynë nga jugperëndimi, me hove deri në 15m/s, ndërsa relieveve malore deri në 20m/s (70km/h). Temperaturat maksimale mbeten ende të larta prej 17C e 20C.
E shtuna fillon me intervale me diell. Ditën vransirat shtohen, e aty këtu shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Temperatura pësojnë një rënie deri në 15C, maksimalet, e minimalet në mëngjes deri në 4C. Nga dita e diel vransirat sa vijnë duke u dendësuar, e më pas reshje mjaft të shumta shiu po parashihet të kalojnë mbi vend, me kalimin në ditën e hënë, me mundësi të shkaktojnë lokalisht përmbytje të shpejta. Temperaturat zbresin deri në 11C e 12C, të hënën. Reshje dëbore fillojnë zonave malore, me rënie të temperaturave gjatë mbrëmjes. Vransira e shi herë pas here paraqiten ditën e martë. Minimalet sërish zbresin në 4C.