Nesër Albulena Haxhiu sërish kandidate edhe pas 15 dështimeve, deputetja e VV-së: Vazhdon të jetë kandidate e jona

Anipse ka dështuar plot pesëmbëdhjetë herë, Albulena Haxhiu sërish do të jetë kandidatura që do ta ofrojë Lëvizja Vetëvendosje edhe në seancën e neserëme, ka konfirmuar deputetja e Vetëvendosjes, Arbëresha Kryeziu.

“Nuk është e rëndësishme se kush do ta ushtrojë pozitën e kryeparlamentarit, por kjo pozitë do të ushtrohet nga përfaqësues i LVV-së sepse është e drejtë e jona. Nuk mund që të funksionojmë në bazë të asaj se i pelqen apo jo PDK-së e LDK-së.

Ne konsiderojmë që Haxhiu është personi adekuat dhe vazhdon edhe me tutje të jetë kandidate e jona”, ka thënë ajo, siç e citoi Gazeta Blic.