Nëse VV dështon të bëjë qeverinë Abdixhiku thotë se “i njeh të drejtën secilit që bën shumicën”

Në shkrimn e fundit refuzues ndaj ftesës së Albin Kurtit për “takim konstulativ për Qeveri të re”, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se si parti mbështesin konstituimin e Kuvendit të Kosovës më 15 prill.

Në dritën e kësaj, Abdixhiku tha se i njeh të drejtën legjitime dhe kushtetuese partisë së parë për të ndërtuar shumicë parlamentare dhe qeveri të re – por, se në rast se Vetëvendosja dështon në këtë drejtim, i njohin “secilit” që e arrin këtë/s

“LDK njeh të drejtën legjitime, demokratike dhe kushtetuese të partisë së parë për të marrë mandatin për qeverisje. Dhe në rast të dështimit të saj, njeh të drejtën e secilit për të ndërtuar shumicën. Qëndrimet tona janë të qarta”, shkroi ai.