Nëse Vinicius Junior nuk rinovon, Perez do tentojë transferimin e njërit prej 5 sulmuesve më të mirë në botë

Vazhdon situata e nderë mes Vinicius Junior dhe drejtuesve të Real Madridit, palët nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës së yllit brazilian.

“Cadena SER” raporton se Florentino Perez i lodhur nga tekat e shumë të Vinicius Junior, po mendon për një skenar shumë të mundshëm. Në rast se sulmuesi brazilian nuk rinovon sipas kushteve të ofruar nga Real Madrid, Perez do e nxjerrë në treg dhe ka gati profilin ideal për zëvendësuesin e Vinicius Junior.

Dëshira e madhe e Perez është sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, vlera e të cilit në treg është 180 milionë euro, nëse i referohemi Transfermarkt.com.

Sigurisht që largimi i norvegjezit nga Man. City duket shumë i vështirë, sidomos pas rinovimit të kontratës deri në vitin 2029. Haaland ka një klauzolë largimi 200 milionë euro, të cilën mesa duket Perez është i gatshëm ta paguajë, gjithmonë nëse ndodh largimi i Vinicius Junior.

Perez dhe bordi drejtues i Real Madridit janë të bindur se Haaland do të ishte partneri ideal në sulm për Kylian Mbappe.

The post Nëse Vinicius Junior nuk rinovon, Perez do tentojë transferimin e njërit prej 5 sulmuesve më të mirë në botë appeared first on Telesport.