Nëse nuk vjen Isak, Liverpool bën gati 100 milionë euro për yllin francez

Edhe pse është klubi që ka bërë më shumë transferime të bujshme këtë merkato, Liverpool nuk e ka mbyllur ende dhe synon të bëjë edhe një goditje të fundit. Dëshira e madhe është padyshim Alexander Isak, për të cilin kampioni në fuqi i Anglisë ka ofruar 120 milionë euro, por është refuzuar nga Newcastle. “Qymyrxhinjtë” e vlerësojnë suedezin 150 milionë euro.

Në rast se nuk arrihet marrëveshja për Isak, Liverpool ka gati planin B: Bradley Barcola. Klubi i kuq është i gatshëm t’i ofrojë PSG-së 100 milionë euro për të lënë të lirë yllin e ri francez.

Pavarësisht se nuk është një titullar fiks te parizienët, 22-vjeçari shënoi 21 gola gola dhe dha 21 asiste në sezonin e kaluar, duke treguar më së miri vlerat e tij. PSG e ka bërë të qartë disa herë që Bradley Barcola është i pashitshëm, por gjithçka mund të ndodhë vetëm nëse vetë lojtari dëshiron të ndryshojë ekip dhe këmbëngulë për largimin nga Parisi.

Në rast se nuk realizohet as kjo pistë, atëherë Liverpool ka planin C: Rodrygo Goes. Ka kohë që përflitet për një interesim të Liverpool-it për yllin brazilian, por deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete. Real Madrid është i gatshëm të lejojë largimin e Rodrygo-s për shifrën 100 milionë euro.

The post Nëse nuk vjen Isak, Liverpool bën gati 100 milionë euro për yllin francez appeared first on Telesport.