Nëse një prej këtyre skuadrave arrin të përballojë kërkesat financiare të Real Madridit, dimri mund të shënojë fillimin e një kapitulli të ri në karrierën e talentit brazilian. /Telegrafi/

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, tha sot  se Gjermania vazhdon të mbështetet te marrëdhëniet e mira tregtare me Kinën, pavarësisht se vizita e tij e planifikuar për këtë javë u shty.

Duke folur në Bruksel pas disa takimeve të nivelit të lartë, përfshirë me komisionerin e BE-së për Tregtinë, Maros Sefcovic, Wadephul theksoi se “Evropa duhet të shtirjë më tej  punët me partnerët dhe zinxhirët e saj të furnizimit”.

“Megjithatë, njëkohësisht ne llogarisim që tregtia e ndershme me Kinën të mbetet e mundur në të gjitha fushat, përfshirë mineralet e rrallë dhe çipet”,  tha ai për gazetarët.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj këtij shkëmbimi dhe tregtie të drejtë dhe besojmë se do të gjejmë sërish partnerë në Pekin”, shtoi ministri.

Të premten e kaluar, Ministria e Jashtme në Berlin njoftoi se vizita do të shtyhej pasi Pekini kishte konfirmuar vetëm një takim me rëndësi.

Wadephul do të ishte ministri i parë gjerman që viziton Kinën që prej ardhjes në pushtet të qeverisë së re konservatore në maj.

Ai tha se shtyrja e udhëtimit ishte “vendimi i duhur në këtë situatë konkrete” dhe shprehu shpresën për ta riplanifikuar vizitën.

“Gjermania ka “marrëdhënie të mira dhe afatgjata me Kinën” dhe qeveria synon t’i zhvillojë më tej këto lidhje”, përfundoi Wadephul.