Napoli bëri detyrën në ndeshjen e javës së 30-të në Serie A, duke fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Cagliari-t, ku vendimtar ishte goli i Scott McTominay. Skocezi është shndërruar në një lojtar super të rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga Antonio Conte, ku këtë sezon ka dhënë kontributin e tij edhe me 11 gola dhe 4 asiste. Ndërsa sezonin e kaluar ku Napoli fitoi edhe titullin, Tominay u shpall lojtari më i mirë i sezonit.
Pas golit vendimtar për të mposhtur Cagliarin 1-0 të premten, Diego Armando Maradona Junior bëri një krahasim të jashtëzakonshëm, duke e ngritur në piedestal skocezin.
“Pas babait tim, McTominay është lojtari më vendimtar në historinë e Napolit. Ne kishim Zotin te Napoli në formën e Diegos, por për mua McTominay është Jezusi. Ai është një lojtar plotësisht themelor”, u shpreh i biri i Diego Maradonës, në Televomero.
The post “Nëse babai im ishte Zoti te Napoli, atëherë McTominay është Jezusi” appeared first on Telesport.










