Nëntë njerëzit më të pasur që kanë pasuri sa gjysma e botës
Këta nëntë njerëzit më të pasur, kanë pasuri sa gjysma e botës
Një studim i Oxfam-it ka konkluduar se 1% e popullsisë kanë më shumë pasuri se e gjithë pjesa tjetër e botës. Tetë prej tyre kanë pasuri sa gjysma e varfër e botës, rreth 4 miliard njerëz. Nëse këtyre njerëzve vijojnë t’u rriten fitimet, ne do të shohim trilionerin e parë brenda 25 viteve të ardhshme. Por kjo sigurisht është një padrejtësi e madhe shoqërore, ku shumë njerëz mund të jetojnë në mënyrë të rehatshme nëse kishin diçka nga këto para!
Aktualisht në botë ka 1500 miliarderë, 560 prej të cilëve janë në SHBA.
Më poshtë janë 9 miliarderët që kanë pasuri më shumë se gjysma e botës.
Jeff Bezos – 108.9 miliardë dollarë
Drejtuesi i Amazon, Jeff Bezos, ka një pasuri prej 105 miliardë dollarë. Kjo e bën atë njeriun më të pasur në botë dhe në histori. Themeluesi i gjigantit të shitjeve online ka 17% të kompanisë. Në 2013, ai bleu Washington Post-in për 250 milionë dollarë. Ai ka në pronësi edhe kompaninë e hapësirës, Blue Origin. Në vitin 2017, Bezos pati 19.3 miliardë dollarë fitime.
Bill Gates – 91.9 miliardë dollarë
Themeluesi i Microsoft-it në vitin 1975 vijon të jetë i përfshirë në të si këshilltar teknologjië dhe anëtar i bordit. Gates ka bërë investime në Hekurudhën Kombëtare Kanadeze etj. Ai dhe e shoqja kanë themeluar Fondacionin Bill&Melinda Gates, që u vjen në ndihmë fëmijëve dhe studentëve.
Warren Buffet – 90.1 miliardë
I njohur botërisht si invetitor. Warren Buffet është president i grupit Berkshire Hathaway, pjesë e të cilit janë mbi 60 kompani. Në vitin 2010, Buffet dhe Bill Gates krijuan një fond me premtimin se do të dhuronin të paktën gjysmat e pasurive të tyre për bamirësi.
Amancio Ortega – 75.8 miliardë dollarë
Ai është njeriu më i pasur në Europë. Bashkëthemeluesi i Zara-s dhe grupit Inditex në vitin 1975, ai ka një pasuri që shtrihet në Londër, Nju Jork dhe Madrid.
Mark Zuckerberg – 72 miliardë
Ai e themeloi rrjetin gjigant social kur ishte ende student në Harvard. 13 vjet më parë, në dhomën e tij në fjetoret e kampusit, ai pati idenë e një rrjeti ku mund të përfshiheshin të gjithë. Sot ai është ndër më të pasurit në botë. Bashkë me gruan Pirchilla, ata kanë thënë se do të dhurojnë 99% të pasurisë para se të vdesin.
Bernard Arnault – 68.7 miliardë
Bernard Arnault drejton grupin LVBM, pjesë e të cilit janë Louis Vuitton, Sepjora dhe Dom Perignon. Të gjitha së bashku, këto kompani i sollën atij 40 miliardë dollarë fitime në vitin 2016.
Carlos Slim Helu – 67.6 miliardë
Carlos Slim Helu kontrollon rrjetin më të madh të telefonisë së lëvizshme në Amerikën Latin, America Movil. Helu ka në pronësi miniera, pasuri të patundshme dhe biznese të tjera. Ai është njeriu më i pasur në Meksikë.
Larry Ellison – 60.4 miliardë
Në vitin 1997, Larry Ellison themeloi kompaninë e programeve Oracle, e cila u lançua në fillim me vetëm 2000 dollarë investim, 1200 prej të cilave ishin nga xhepat e Ellison. Ai u largua nga posti i drejtuesit në vitin 2014, por vijon të jetë aktiv në kompani.
Larry Page – 52.2 miliardë
Themeluesi dhe drejtuesi i Google qëndron i nënti në listë me një pasuri prej 52.2 miliardë dollarë.