Nënshkruhet marrëveshja për mbrojtjen e të dhënave personale

Në një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e privatësisë dhe etikës në komunikimin publik, pesë institucione kyçe në Kosovë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale.

 

Marrëveshja është nënshkruar nga  Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), Policia e Kosovës (PK), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK),Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Sipas njoftimit, palët janë zotuar të respektojnë Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të promovojnë balancën mes lirisë së shprehjes dhe të drejtës për privatësi.

Objektivat kryesore të marrëveshjes janë parandalimi i publikimit të paautorizuar të të dhënave personale në media dhe public, forcimi i rregullativës ligjore dhe akteve nënligjore për mbrojtjen e të dhënave, rritja e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve dhe gazetarëve për trajtimin e të dhënave personale dhe krijimi i një Grupi Koordinues të përbashkët për monitorimin dhe zbatimin e marrëveshjes

Tutje në njoftim theksohet se kjo iniciativë synon të garantojë mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, ruajtjen e integritetit të proceseve hetimore dhe promovimin e gazetarisë profesionale në përputhje me standardet demokratike.

The post Nënshkruhet marrëveshja për mbrojtjen e të dhënave personale appeared first on Kosovapost.net.