Nënshkruhet kodi për përdorim të rrjeteve sociale në kohë zgjedhjesh

Është nënshkruar Kodi i Sjelljes për Përdorimin e Përgjegjshëm të Rrjeteve Sociale nga përfaqësues të partive politike, organizatave të shoqërisë civile dhe medieve.

“Ceremonia e nënshkrimit theksoi angazhimin e përbashkët për të ndërtuar një mjedis online me respekt, transparencë dhe gjithëpërfshirje gjatë zgjedhjeve. Gjatë hapjes u theksua se debati politik dhe mospajtimet janë pjesë e demokracisë, por ato duhet të zhvillohen gjithmonë me përgjegjësi dhe respekt”, thuhet në komunikatën për media të Demokracisë për Zhvillim dhe Qendrës për Dialog Humanitar.

Parandalimi i dezinformimit, gjuhës së urrejtjes dhe përmbajtjeve të dëmshme, nxitja e dialogut konstruktiv mes partive politike, mediave dhe qytetarëve janë disa nga karakteristikat e këtij kodi.

The post Nënshkruhet kodi për përdorim të rrjeteve sociale në kohë zgjedhjesh appeared first on Kosovapost.net.