Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës Nenad Çanak ka thënë se Serbia do të pranohet në Perëndim si edhe çdo shtet tjetër i BE-së atëherë kur të jetë e ndershme ndaj vetvetes dhe kur të distancohet nga e kaluara e saj etnocentrike e totalitare.
Duke folur në televizionin serb “Happy” Canak ka thënë se Serbia duhet t’i pranojë fajet e bëra, ndër të cilat edhe mospengimi i gjenocidit në Srebrenicë.
“Si është e mundur që më 9 maj, në Ditën e Evropës e ditën e fitores kundër fashizmit ta presin “Gjakun e nderin”, organizata neonaziste, e cila vepron në Serbi?
Ai ka thënë se Kosovën nuk e ka marrë askush, por jo është humbur në luftën të cilën e ka filluar Milosevici, ndërsa është pushtuar në vitin 1912.
“E fiton Kosovën me luftë, kjo është në rregull. E humbë Kosovën në kuftë, pastaj thua na e morën…”, ka thënë Çanak.