Nëna në Gjakovë ia gjen djalit drogën në kuzhinë, e lajmëron policinë

Një grua në Gjakovë ka raportuar në Polici se në kuzhinën e saj kishte gjetur dy qese substanca narkotike, të cilat sipas saj i përkisnin djalit të saj të mitur.

Sipas raportueses, djali i saj i mitur është përdorues i narkotikëve.

Ndërkohë, që Policia në vendin e ngjarjes konfiskoi 9.14 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë.

I mituri është arrestuar por në konsultim me prokurorin është liruar.

“Gjakovë / 25.10.2025 – 16:00. Ankuesja f/k ka njoftuar policinë se në kuzhinën e shtëpisë së saj i kishte gjetur dy qese me substanca narkotike të cilat sipas saj i përkasin djalit të saj të mitur pasi është përdorues i narkotikëve. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar 9.14 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK. /Klankosova.tv

The post Nëna në Gjakovë ia gjen djalit drogën në kuzhinë, e lajmëron policinë appeared first on Klan Kosova.