Djali i ish-Presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka folur për herë të parë mbi raportin që ka me nënën e tij, Lumnije Thaçin.
Ai i është referuar asaj si “shtylla e shtëpisë, teksa thotë që e ka edhe si shoqe dhe se komunikon me të për çdo gjë.
“Nana është shumë e fortë, përçon shumë energji shumë të mirë, është nënë shumë e kujdeshme. Ajo të them të drejtën më ka rrit, sepse babi ka qenë…pothuajse se s’ka qenë. Po ka pasur angazhimet e tij politike dhe nana ka qenë shtylla e shtëpisë. Edhe është. Nana është kulmi i shtëpisë dhe unë e kam shumë për zemër, e kam edhe si shoqe, komunikojmë shumë tema, flasim për gjithçka po nëna është shumë e fortë”, ka rrëfyer Endriti në një intervistë me Grida Dumën.
Ai ka folur edhe për përjetimet e nënës së tij gjatë luftës.
“Nana vjen nga një familje që ka përjetuar shumë gjatë luftës, e ka humb edhe vëllain edhe djalin e vëllait, kështu që është e fortë që nga lufta, sepse ka përjetuar shumë kështu që e kupton që kjo është sakrificë që duhet me kalue dhe që do ta fiojmë”.