Gjykata Themelore e Prishtinës, me degën e saj në Fushë-Kosovë, ia ka besuar pesë fëmijët Gafurr Rexhepit.
Kjo, pasi nëna, Selvete Kadrija, ka hequr dorë nga ta.
Ky vendim u mor më 20 tetor të vitit 2025, rreth tre vjet pas ndarjes së çiftit, të cilët kishin jetuar bashkë për 11 vjet, raporton Kiks Kosova.
Gafurri kishte kërkuar nga gjykata që fëmijët t’i takojnë atij, meqë nëna nuk kishte shfaqur asnjë interesim për ta.
Qendra për Punë Sociale e Fushë-Kosovës konfirmoi se 28-vjeçarja nuk dëshiron të ketë kontakt me fëmijët dhe ka refuzuar takime të rregullta, edhe pse babai i ka lejuar.
Ajo ka nisur një jetë të re me partnerin e saj, Elham Kurteshi, në Dobrajë të Vogël të Lipjanit.
QPS-ja njoftoi gjithashtu se gjatë verifikimeve nuk është vërejtur ndonjë interesim nga fëmijët për të takuar nënën.
Në gjykimin e parë, më 20 tetor 2025, ish-çifti u përball për herë të parë pas ndarjes së tyre në dhjetor 2022.
Në seancë ishin prezentë edhe anëtarë të Qendrës për Punë Sociale të Fushë-Kosovës dhe Lipjanit.
Ata i propozuan 28-vjeçares që të takojë fëmijët të paktën një herë çdo dy javë, por ajo nuk pranoi as këtë mundësi.
Sa i përket shtesave mujore për fëmijët, QPS-ja e Fushë-Kosovës ka bërë të ditur për Kiks-in se ato i kishte marrë Selvete Kadrija, por nuk është specifikuar për cilën periudhë kohore.
Të dy prindërit kanë bërë të ditur gjithashtu se aktualisht nuk përfitojnë nga këto mjete.
Më poshtë, kronika e plotë:










