Nën masa të rrepta sigurie, sillen para gjykatës të akuzuarit për rastin “Banjska”

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë të Zveçanit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, nën masa të rrepta sigurie janë dërguar Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Seanca do të zhvillohet sipas planifikimit, pavarësisht ndryshimeve në trupin gjykues.

Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.