Pavijoni numër 4 në burgun e Dubravës ka hyrë sot në grevë urie.
Kjo grevë është mbajtur për shkak të situatës së krijuar me pandeminë Covid-19.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi në një përgjigje për Periskopin e konfirmon se të burgosurit në drekë kanë mbajtur grevë urie.
”Në drekë kanë mbajtur grevë urie, kurse shumica prej tyre në darkë kanë marrë ushqim”, tha Thaçi.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar dje se në Spitalin rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri në burgun e Dubravës.