Merr fund thatësira e golit për Nedim Bajramin. Mesfushori kuqezi ka gjetur rrjetën pas shumë kohësh, gati 5 muaj. Bajrami shënoi golin e parë për Rangers, që po luan në Glasgow ndaj Alloa. Ndeshje e vlefshme për Kupën e Skocisë.
Pasi mori një pasim nga Mikey Moore, Bajrami shënoi me një goditje shumë të bukur dhe me mjaft klas në kufijtë e zonës së rreptësisë. Një gol që na rikujton Bajramin e kohëve të vjetra, kur ishte në formën e tij më të mirë.
Urojmë që ky të jetë një gol çlirimi për Bajramin dhe të rifitojë formën e dikurshme dhe të jetë titullar këtë sezon. SHIKOSUPERGOLINEBAJRAMIT
Përsa i përket rezultatit të ndeshjes, miqtë barazuan shifrat përkohësisht me një autogol në minutën e 25-të, por Rangers rigjeti avantazhin pas 3 minutash dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-1.
The post Nedim Bajrami si në kohët e vjetra, mesfushori kuqezi shënon gol spektakolar në Kupën e Skocisë (video) appeared first on Telesport.