Në komunën e Zubin Potokut është gjetur një sasi e madhe e plumbave dhe një uniformë me shenjat e Serbisë.
Këtë e ka kumtuar sot në mëngjes Policia e Kosovës, transmeton Paparaci.
Pretendohet se këto pajisje ushtarake janë gjetur dje, më 12 maj rreth orës 17, në një shtëpi të pabanuar, edhe atë gjithsej:
297 plumba dhe një uniformë me shenjat e Serbisë.
Hetimet janë në vazhdim.
Rasti është cilësua si “Mbajtja e paautorizuar e armëve”./Paparaci.com









