Në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, vendlindjen e heroit Agim Ramadanit, procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë.
Drejtori i shkollës ka bërë të ditur se në këtë qendër votimi ka pasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve nga diaspora.
“Procesi po shkon mirë dhe deri tani nuk ka pasur ndonjë problem apo dyshim nga ana e votuesve”, tha ai, në një intervistë me gazetaren e Klan Kosovës, Vesa Hoda.
Siç tha ai, deri në orën 13:00 kanë votuar 665 qytetarë, një shifër më e ulët krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve. /Klankosova.tv
The post Në Zhegër të Gjilanit më pak votues se më 12 tetor (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.








