Në Xhaminë e fshatit në Burojë ligjerata nis me lutje për ish-krerët e UÇK-së: Të kthehen sa më shpejt

Besimtarët muslimanë në Kosovë dhe anë e mbanë botës sot festojnë Fitër Bajramin. 

E gjatë faljes së Namazit të Bajramit, në Xhaminë e fshatit në Burojë, përveç lutjeve për begati e paqe, u dëgjuan edhe thirrje për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Gjatë ligjëratës së tij, hoxha Fadil Idrizi nuk i kurseu fjalët për ata që dikur morën armët për lirinë e vendit, e sot po përballen me drejtësinë ndërkombëtare.

Ai bëri lutje që ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët të kthehen sa më parë në familjet e tyre.

“Njerëzit që dhanë shumë për këtë tokë, për lirinë që e gëzojmë sot, mungojnë. Themeluesit e UÇK-së padrejtësisht po mbahen në Hagë. Thaçi, Jakupi dhe të tjerët dhanë gjithçka për këtë vend. Lutemi që ata të kthehen sa më shpejt në shtëpitë e tyre”, u shpreh Idrizi para besimtarëve.