Në Vigjilie të Festës …Dikur për një parullë ”KOSOVA REPUBLIKË”

Shkruan: Idriz Ismajli

Si nëpër shirit filmi me kalojnë vitet kur për një parullë te shkruar “Kosova Republikë” na priste burgu me shumë vite. Mos edhe na keq!
Ishte viti i idealistave viti i gjenerates ‘81.

E sot Kosovën Republikë e kemi. Po, sa po e duam?!. Sa po punojmë ne për të?!…Nuk e di!…
Vitin që shkoi.
Vjen kolegu i im i punës drejtor i një departamenti dhe konsultohet për nxjerrjen një urdhërese për vendosjen e flamujve nëpër lokalet afariste si dhe dyqanet në qytet. Po pse, po e pyes unë?…pse urdhëresë?! Po tha vitin e kaluar kemi pasë shumë probleme, sepse fare pak biznese dhe dyqane i kanë vendosur flamujt! Po more para ca vitesh per një parullë “Kosova Republikë”, na priste burgu.
E sot nuk duam vet, ta festojmë.

Po… po të tillë jemi ne, po me thotë.

Del.

Shkon për të nxjerr urdhëresën për vendosjen e flamujve per këtë ditë.

Bashkëpuntorja e ime e zyrës qe ka vajzën në çerdhe me qante hallin se asnjë rrobë solemne qe shënon këtë ditë nuk e kishte gjetë neper marketet e qytetit e as ne dyqanet e konfeksionit.

– Mami, teta edukatorja na ka folë shumë për Ditën e Pavarsisë. Dua të blej diçka qe simobolizon këtë ditë, kishte qenë kërkesa e vajzës së saj.

Kërkova çdo market po më thotë, çdo dyqan konfeksioni dhe asgjë nuk gjeta me simbole shteti. E pastaj si ta duan fëmijet tanë vendin e tyre qe po rriten në liri. Si të ndjejnë vetën krenar për shtetin e tyre.
Dhe te mos e kenë mungesën qe kemi pasur ne, gjeneratat e mëhershme. Por të thonë se edhe ne kemi shtet.

Urime Dita e Pavarsisë .
Urime 10 Vjetori Kosovë!