Por, në një shkollë të komunës së Drenasit, nuk ka nisur akoma mësimi.
Bëhet fjalë për shkollën “Dëshmorët e Fortesës”, në fshatin Vërboc.
Për këtë zhvillim, sot në Klan Kosova, detaje ka dhënë Muhamet Gjoka, drejtor i Arsimit në Drenas.
Gjoka dha sqarime rreth vonesës në renovimin e objektit të shkollës.
Gjithashtu, ai njoftoi se orët e humbura do të zëvendësohen me mirëkuptim mes palëve.