Në Velipojë peshkaqeni del në breg

Një peshkaqen ka dalë në brigjet e Adriatikut, pranë plazhit të Velipojës, paraditen e sotme.

Peshkaqeni mund të ketë dalë në breg për shkak të dallgëve të shumta si pasojë e motit të keq.

Peshkaqeni është i ngordhur.

Nga fotot, duket se gjallesa ka përmasa të mëdha por ende nuk janë bërë matjet dhe nuk duhet lloji i tij.

Kjo nuk është hera e parë që peshqit grabitqar dalin në brigjet shqiptare. Më herët, peshkaqenë të ngordhur kanë dalë në brigjet e detit Jon.