Burime turke pranë ekipit të Gallatasaraj kanë dhënë lajme të rëndësishme në lidhje me negociatat e gjata që duhet ta sjellin Victor Osimhen në Stamboll. Marrëveshja midis dy klubeve, e cila do t’i garantonte Napolit sigurinë se nigeriani nuk do të luajë kundër një klubi tjetër në Serie A është arritur dhe do të zgjasë dy vjet.
Për më tepër, përqindja e rishitjes së ardhshme tani do të jetë 10%. Këto ndryshime mund të lehtësojnë një përfundim pozitiv të marrëveshjes. Kjo ishte gjithashtu përqindja që Napoli donte të merrte nëse dhe kur Gallatasaraj do ta shiste lojtarin.
Oferta turke përfshin një bazë fikse prej më shumë se 40 milionë eurosh, me 35 milionë eurot e mbetura të klauzolës të shpërndara gjatë disa viteve. Kjo ofertë, me garancitë bankare që De Laurentiis ka kërkuar prej kohësh, ka një shans më të mirë për të arritur një përfundim pozitiv pas zhvillimeve të fundit.
Pra, marrëveshja është drejt përfundimit, siç është konfirmuar nga zv.presidenti i klubit turk, Abdullah Kavukcu. Mungojnë vetëm detajet e fundit dhe më pas Victor Osimhen do të jetë në gjendje të kthehet te Gallatasaraj. Sulmuesi nigerian do të vazhdojë aventurën e tij në Stamboll pas huazimit të vitit të kaluar.
The post Në Turqi konfirmojnë: Osimhen ka zgjedhur ekipin ku do të luajë, mungon vetëm firma appeared first on Telesport.