Në tri ditët e ardhshme do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të Kosovës

Nga data 4 deri më 6 shtator do të mbahet gara ndërkombëtare e çiklizmit “Tour of Kosovo 2025”, e organizuar nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Për shkak të garave, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të trafikut dhe ngadalësime të qarkullimit sipas etapave:

Etapa I (04.09.2025, ora 12:00–15:00): Autostrada Veternik–Bresje–Komoran–Gjergjicë–Malishevë–Duhël–Suharekë–Prizren–Vërmicë (kthimi), me përfundim në dalje të autostradës në Malishevë.

Etapa II (05.09.2025, ora 11:00–15:00): Vërmicë–Prizren–Suharekë–Malishevë–Komoran–Fushë Kosovë–Lipjan–Kaçanik–Hani i Elezit (përfundimi).

Etapa III (06.09.2025, ora 11:00–15:00): Hani i Elezit–Kaçanik–Lipjan–Komoran–Malishevë–Suharekë–Prizren–Vërmicë (kthimi), me përfundim në Vlashnje, ku do të mbahet ceremonia e mbylljes.

Autoritetet njoftojnë se gjatë garave do të ketë ndërprerje të kohëpaskohshme të qarkullimit dhe ngadalësim të trafikut, duke apeluar tek shoferët për mirëkuptim dhe shfrytëzim të rrugëve alternative.

The post Në tri ditët e ardhshme do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të Kosovës appeared first on Kosovapost.net.