Pas ndeshjes miqësore mes Barcelonës dhe Como-s, e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”, në Spanjë janë shtuar gjithnjë e më shumë zërat se Cesc Fabregas do të jetë pasuesi i Hansi Flick te Barcelona.
Kontrata aktuale e trajnerit gjerman me klubin katalanas skadon në vitin 2027, por me shumë mundësi do të ketë rinovim të paktën edhe për një sezon tjetër. Ndërkohë që kanë filluar që tani zërat për pasuesin e Flick te Barcelona dhe emri që po përmendet më shumë është pikërisht Cesc Fabregas.
Pas ndeshjes miqësore, trajneri i Como-s, Cesc Fabregas, shprehu admirimin e tij për cilësinë e lojës së Barcelonës, duke theksuar rëndësinë e kësaj përballjeje për të vlerësuar nivelin e skuadrës së tij. “Nuk jemi përballur me një ekip të këtij kalibri gjatë gjithë sezonit. Ishte një mundësi e shkëlqyer për të testuar veten”, tha Fabregas.
I pyetur për mundësinë e të qenit trajner i Barcelonës një ditë, spanjolli u përgjigj me përulësi: “Ka ende shumë rrugë për të bërë. Jam vetëm 38 vjeç dhe vetëm dy vjet më parë isha ende lojtar”.
The post Në Spanjë janë të sigurt, ky do jetë trajneri i ri Barcelonës pasi të largohet Flick appeared first on Telesport.