Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë ngritur shqetësime për sigurinë në rajon, ndërsa vëmendja është kthyer edhe tek figurat publike shqiptare që aktualisht ndodhen në Dubai.
Mes emrave të njohur që po qëndrojnë atje janë reperi Fero dhe këngëtarja Morena Taraku, shkruan Kosovarja.

Po ashtu, në Dubai ndodhen edhe modelja Arbenita Ismajli me vajzën si dhe fituesi i “BBVK” Drilon Rama, të cilët sipas postimeve të fundit në rrjete sociale rezultojnë të jenë ende atje, shkruan Kosovarja.

Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka bërë të ditur ndonjë ndryshim të planeve, ndërsa situata në rajon vijon të mbetet e tensionuar.










