Pas protestave që po vazhdojnë kundër presidentit të Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të tij, në një qytet të këtij vendi janë shkruar edhe grafite me të cilat kërkohet vdekja e Aleksandar Vuçiqit dhe vdekja e bashkëpunëtorëve të tij, transmeton Koha.net.
Siç njofton agjencia serbe e lajmeve tanjug, në dy mure të një shtëpie në qytetin Jagodina me sprej të zi është shkruar grafiti “Vdekje Vuçiqit” dhe “Vdekje Vuçiqit e bashkëpunëtorëve të tij”.
Grafitet janë shkruar me alfabetin latin.