2.360 turistë nga e gjithë bota mbërritën të enjten në Sarandë në ndalesën e parë të anijeve të mëdha të gjigantit MSC që jo zyrtarisht, cilësohet si nisja e sezonit turistik në qytetin bregdetar.
Ata që zgjodhën të zbresin në breg u pritën nga përfaqësues të Ministrisë së Turizmit e Prefekturës së Vlorës, të cilët presin që numri i turistëve të shënojë rritje këtë sezon të ri.
Por shqetësim për drejtuesit e ministrisë së linjës është që rritja e turistëve të mos kthehet në bumerang, ndaj rëndësi e veçantë po i kushtohet standardeve.
Butrinti dhe Syri i Kaltër mbeten destinacionet kryesore të turistëve ditore që mbërrijnë në Sarandë
Anija “MSC Lirica” parashikohet të ankorohet 35 herë në brigjet e Sarandës përgjatë sezonit të ri veror.