Në ‘republikën e tretë’ rrogat për ‘toke të zezë’, çmimet tejkalojnë Evropën

Mesatarja e gjermanëve, në fund të muajit mbushin xhepat me mbi 4 mijë euro pagë. Por, raporti ndryshon kur vjen puna te çmimet. Kosovari “ta bën tokë të zezë” gjermanin për nga çmimet që paguan për disa produkte esenciale.

Por, raporti ndryshon kur vjen puna te çmimet. Kosovari “ta bën tokë të zezë” gjermanin për nga çmimet që paguan për disa produkte esenciale.

E përveç Gjermanisë, Kosova është kampion për çmime të shtrenjta edhe kundrejt disa shteteve të tjera në rajon e Evropë.

Në Gjermani, një litër qumësht mund ta blesh me veç 99 cent. Ndryshe prej Kosovës, që duhet t’i paguash 1 euro e 22 cent.

Pak dallim për nga çmimet ka edhe me Italinë, që kanë pagë mesatare afro 3.500 euro. Litrin e qumështit ata paguajnë 1 euro e 30 cent.

Maqedonia e Veriut ia kursen xhepin qytetarëve të vet pak më shumë. Për një litër qumësht, ata paguajnë veç 90 cent.

Ndërkohë, 1 kg sheqer në Kosovë kushton 1.21 cent. Por në Gjermani është vetëm 99 cent e në Maqedoni veç 59 cent.

Edhe për vaj, hiç më mirë s’është puna. Kosovari paguan 1 euro e 71 cent e gjermani 1 euro e 69 cent.

Buka, kur blihet në Maqedoninë e Veriut është veç 55 cent kurse në Kosovë 60 cent. Ndërkohë, në Itali që ka dallim me paga plot 81.74% me Kosovën, një bukë atje kushton vetëm 40 cent më shumë.