sh-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin.
Sipas tij, “në Republikën e Albinit, patriotizmi është faj, e servilizmi është meritë”.
“Për Albin Kurtin, kushdo që ka qenë me Hashim Thaçin, PDK-në apo AAK-në, pra ata që kanë luftuar kundër Serbisë, sot nuk meritojnë asgjë nga shteti. Përkundrazi, shpërblehen me përbuzje dhe ndëshkim”, ka shkruar Arifi në Facebook.
Kjo është pjesa tjetër e statusit të tij:
Ndërkohë, të tjerët që i konsideron “të rrezikshëm për karrigen”, pra i sheh si votë, i qetëson me ndonjë lëmoshë buxhetore, sa për t’i mbajtur të heshtur. Ironia është se edhe deputetët që dikur premtonin “drejtësi e dinjitet”, sot ngrejnë dorën për ta votuar këtë buxhet diskriminues, me buzëqeshje dhe urdhër nga shefi i madh.
Çmenduria dhe poshtërsia në republikën e VV-së nuk kanë kufij!
Kjo dëshmon dhe një herë, që Albini e urren luftën çlirimtare, i urren çlirimtarët dhe urren gjithçka që ai nuk e ka nën kontroll, duke patur parasysh me këtë rast, që Kurti nuk i kontrollon dot çlirimtarët, pasi ata nuk i kontrolloi dot as Serbia.










