Në rast se ikën Harry Kane, Bayern gjen zëvendësuesin e anglezit në Serie A

Harry Kane mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayern Munich, për një klauzolë lirimi 65 milionë euro. Kohët e fundit është përfolur shumë për interesim të madh të Barcelonës për sulmuesin anglez. Klubi katalanas e sheh Kane si zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowski-t dhe është gati të paguajë shifrën 65 milionë euro.

Në anën tjetër, Bayern Munich ka piketuar zëvendësuesin e mundshëm të Harry Kane, gjithmonë nëse anglezi do të largohet. Mediet gjermane raportojnë se klubi bavarez është vënë në ndjekje të Dusan Vlahovic.

Nuk është hera e parë që klubi gjerman interesohet për sulmuesin serb, por duke qenë se tani do të ketë mundësinë ideale për ta transferuar falas, interesimi është shumë herë më i madh dhe serioz.

The post Në rast se ikën Harry Kane, Bayern gjen zëvendësuesin e anglezit në Serie A appeared first on Telesport.