Arsenal është në pozitë komode për momentin duke mbajtur vendin e parë me 7 pikë më shumë se ndjekësit më të afërt, Manchester City dhe Aston Villa. Ky duket se do të jetë viti i shumëpritur për të fituar titullin, për herë të fundit në vitin 2004.
Në rast se Mikel Arteta ia del të fitojë titullin, drejtuesit e Arsenalit janë gati t’i bëjnë dy “dhurata” spanjollit. “CaughtOffside” zbulon se Arsenal po punon që tani për të siguruar transferimin e dy mbrojtësve të rinj gjatë verës së ardhshme.
Bëhet fjalë për Nathaniel Brown, 22-vjeçarin e Eintracht Frankfurt, për të cilin ka interes të madh edhe nga Barcelona dhe Real Madrid. Objektivi i dytë është një tjetër mbrojtës premtues si Ousmane Diomande, 22-vjeçari i Sporting Lisbon, i cili po ashtu ndiqet nga shumë klube të mëdha.
The post Në rast se fiton titullin, Arteta do të marrë si “dhuratë” dy yje. Ja plani i Arsenal appeared first on Telesport.










