Në Prizren bastisje dhe arrestime për shkak të mashtrimeve në zgjedhje

Sipas burimeve të Paparacit, në Prizren është në vijim një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës ku janë duke bërë një numër të madh të bastisjeve dhe arrestimeve të të dyshuarve për keqpërdorime në numërimin e votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të datës 28 dhjetor.

Të përkujtojmë, gjatë numërimit të votave janë vërejtur keqpërdorime të shumta. Për këtë arsye KQZ-a ka urdhëruar rinumrim të votave në të gjitha vendvotimet.

Pritet të arrestohen rreth 50 persona, komisionerë, vëzhgues e të tjerë.

Ata aktualisht janë në stacionin e Policisë ku po iu merren telefonat dhe janë duke u arrestuar./Paparaci.