Më 9 gusht në Prishtinë në sheshin “Nënë Tereza” do të mbahet marsh paqësor në mbështetje për Gazën.
Kjo protestë do të mbahet nën moton “Në Gaza s’ka jetë, por ne kemi zë”.
Ndryshe, Gaza po përballet me krizë humanitare ku siç kanë raportuar autoritetet palestineze 10 persona kanë vdekur nga uria. Për situatën në Gaza dhe krizën e urisë kanë reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Situatën në Gaza e kanë dënuar edhe shumica e liderëve evropianë dhe botëror. Ndërsa disa shtete si Franca, Britania e Madhe e Kanadaja kanë paralajmëruar njohjen e shtetit të Palestinës.
The post Në Prishtinë do të mbahet marsh paqësor në mbështetje për Gazën appeared first on Kosovapost.net.