Pas pak, në Rabat, do të luhet finalja e madhe e Kupës së Kombeve të Afrikës, mes Senegalit dhe Marokut, vendit organizator. Nga shumë personazhe të ftuar për finalen e madhe bie në sy prania e Andres Iniesta-s.
“The Athletic” zbulon se Iniesta nuk do të jetë thjesht një i ftuar nderi, por legjenda e Barcelonës ka marrë një propozim shumë interesant së fundmi nga Federata e Futbollit në Marok. Ende nuk saktësohet se çfarë propozimi konkret është, por mendohet të jetë për rolin e drejtorit sportiv ose si këshilltar tekinik për ekipin A dhe kombëtaret e moshave.
Federata e Marokut vlerëson shumë përvojën e Andres Iniesta-s dhe e sheh atë si profilin e duhur për t’i besuar një rol të rëndësishëm në zhvillimin e të rinjve dhe nxitjen e talenteve, ndërkohë që mund të jetë edhe një urë lidhëse për ofertën e përbashkët të Marokut, Spanjës dhe Portugalisë për të pritur Kupën e Botës 2030.
The post Në prag të finales së madhe, Andres Iniesta merr propozimin e papritur nga Maroku appeared first on Telesport.










