Skuadra angleze ka mundur Bayern Munich pas ekzekutimit të penalltive në ‘Allianz Arena’, pasi koha e rregullt përfundoi 2:2.
Tottenham krijoi epërsi të dyfishtë kur Erik Lamela shënoi në minutën e 19’ dhe Christian Eriksen në minutën e 59’.
Vazhdimi i ndeshjes i takoi Bayernit, që fillimisht me Jann Fiette Arp, në minutën e 61’, ngushtoi epërsinë në 2:1.
Rezultatin në 2:2 e barazoi Alphonso Davies, në minutën e 81’.
Pas ekzekutimit të penalltive, skuadër më e saktë u tregua Tottenham, duke fituar 6:5. Penalltinë vendimtare për Bayernin e humbi Jerome Boateng.
https://youtu.be/13cXMk1vW5M