Shumë qytetarët janë ankuar për cilësinë e produkteve në dyqanet e shitjes. Ankesat kanë qenë bazuar në servimin e produkteve me afate të skaduara nëpër markete në vend, por edhe me afate të manipuluara.
Edhe pse Kosova i ka ligjet që mbrojnë të drejtat e konsumatorëve, por konsumatorët vazhdimisht janë ankuar për produktet të cilat nuk i ofrojnë standardet e kërkuara.
Diçka e tillë ka ndodhur në marketin, “Interex”, Podujevë, ku një lexues i Reporterit ka hasur në produkt të mykur.
Edhe pse produkti i bylmetit ka afat prej një muaji, ajka është e mykur 11 ditë para skadimit të afatit.
Një lexues i Reporterit i shqetësuar ka dërguar fotografi të këtij produkti, duke paraqitur situatën e cila haset pothuajse në të gjitha marketet kosovare, disa prej të cilave ofrojnë produkte që shkaktojnë probleme edhe në shëndetin e konsumatorit.